Pas mbylljes së marrveshjes për vlerën e 222 milionë euro për Neymar, është publikuar edhe çeku i jashtëzakonshëm, i rekordit në futbollin botëror.
Bëhet fjalë për çekun, e dorëzuar në zyrat e klubit katalanas. Sikurse shihet, është një dokument që tregon se pagesa është bërë përmes Bankës Kombëtare të Katarit, teksa shuma e parave arrin në 222 milionë euro.
Pavarësisht se tek Barcelona nuk ka shkuar asgjë kesh, kjo copë letër e vogël mban të fshehura kartmonedha qe do të duheshin disa rrugë për tu transportuar. /albeu.com/