Nga 15 prilli qytetarët do të kenë të drejtë të lëvizin vetëm një orë e gjysmë në ditë

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitiaka njoftuar qytetarët me masat e reja të ndërmarra për parandalimin e COVID-19. Vitia njoftoi se prej datës 15 prill për personat mbi 16 vjec do të lejohet dalja nga shtëpitë për vetëm një orë e gjysmë në ditë.

Orari i lëvizjes do të përcaktohet në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal. Ky qarkullim do të bëhet vetëm për t’u furnizuar me mallra të domosdoshme si ushim, barna.

Po ashtu në bazë të vendimit nuk lejohet shoqërimi nga asnjë person tjetër përvec në dy raste, personat me aftësi të kufizuar, dhe personat nën 16 vjec me kusht që të jetë i shoqëruar nga një anëtar që ndajnë shtëpinë e njëjtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu