Nga burgu në Shqipëri bëhet DEPUTET në Parlamentin Europian

Fredi Beleri, i dënuar në Shqipëri për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, është zgjedhur nga grekët si anëtar i Parlamentit Europian. Vetë Beleri e ka konsideruar një triumf të demokracisë, ndërsa në Himarë ka nisur festa mes mbështetësve të tij.

Votat e qytetarëve grekë në zgjedhjet europiane të këtij viti shënuan një pikë kthese për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Me më shumë se 236 mijë vota Beleri, i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit, ka arritur të zgjidhet euro deputet.

Partia Demokracia e Re e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis siguroi 28.31% të votave, duke fituar shtatë vende në Parlamentin Evropian, ku i katërti u rendit kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu