Nga çaji me Erdogan te darka me Mitcotakisin, Rama: Si u gjenda negociator mes palësh

Top Story në TCH i kushtoi një material të zgjeruar çështjes së “Detit” me Greqinë, ku në një fragment morri dhe opinionin e kryeministrit Rama mbi të qënit ndërmjetësues mes Turqisë dhe Greqisë për mosmarrëveshjet detare mes tyre.

Nga çaji me Erdoganin te darka me Mitcotakisin, Rama tha se kishte një koiçidencë, porse ai vërtet u shndërrua, nga vetë rrethanat, në një ndërmjetësues mes palëve.

“Vizita në rezidencën e presidentit të Turqisë dhe mikut tim ka qenë e parashikuar prej kohësh, dhe ndërkohë ka koiçiduar me një vajtje në Athinë në panelin e ‘The Economist’, koinçidencë që dy takimet u bënë njëra pas tjetrës, por edhe koincidencë faltume në një sens pasi mu dha mundësia të adresoj dhe atë temë të nxehtë mes vendeve si mik i të dyja palëve”, tha Rama.

Ai edhe njëherë hodhi poshtë pretendimet se Marrëveshja e Detit me Greqinë, e cila u çua dhe më pas u rrëzua në Kushtetuese, ishte e diktuar nga Turqia.

“Janë dokrra të padiskutueshme…”, theksoi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu