Nga dasmat në skenën e madhe të Eurovision, kush është Familja Kelmendi që do përfaqësojë Shqipërinë

Albina dhe Familja Kelmendi është shpallur fitues i votave të publikut në Fest 60 dhe do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Duje” në skenën e madhe të Eurovision.

Edhe këtë vit, ndarja e çmimeve nuk ka kaluar pa polemika. Të shumtë ishin ata të cilët dëshironin të shihnin Elsa Lilën, këngëtarja u zgjodh më e mira nga juria.

Por televotuesit e shumtë nga Shqipëria dhe Kosova mbështetën Familjen Kelmendi. Sipas mediave në Kosovë, ata kanë angazhuar edhe një kompani marketingu, gati një muaj para se të niste Festivali i Këngës, në mënyrë që korrinin mbështetje sa më të madhe.

Por kush është Familja Kelmendi?

Albina Kelmendi është bëre e njohur gjatë edicionit të “The Voice”, ku mentore ka patur Elsa Lilën. Bujar dhe Albana Kelmendi janë babai dhe nëna e familjes, ata janë muzikantë me profesion dhe një pjesë të madhe të jetës së tyre artistike e kanë kaluar duke kënduar në dasma brenda dhe jashtë vendit. Ndoshta prej këtej lind edhe mbështetja e madhe që ata morën.

Bujar dhe Albana Kelmendi kanë tre fëmijë, vajzat Sidorela dhe Albina dhe djalin Albinin. Të tre janë këngëtarë, por më e njohur është Albina.

Megjithatë, Familja Kelmendi do të zbresë në maj të vitit tjetër në festivalin e këngës europiane. Le të shpresojmë që mbështetja e madhe që morën në Tiranë, do të vijojë edhe në Eurovision.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu