“Nga mami Fifi për babi Adisin”, këngëtarja konfirmon shtatzëninë

Këngëtarja e njohur, Fifi ka konfirmuar mbrëmjen e djeshme shtatzëninë. Pas performancës në Festivalin e Këngës me Flori Mumajesin, ky i fundit tha se kanë kënduar të katërt, bashkë me artistin e ndjerë, Haxhi Dauti dhe bebushin që ka në barkë.

Pak orë më pas, këngëtarja ka postuar në Instagram disa foto me ‘look-un’ e skenës dhe thotë që Adisi është njëriu i jetës së saj.

“Nga Mami Fifi ❤️ per babi@adispatushi.. ti sje te foto por kur them qe je njeriu I jetes time e di pse e them .. te dua perjetesisht babatushi”, ka shkruar Fifi krahas imazheve.

Kujtojmë që ky është fëmija i parë për këngëtaren, ndërsa Adisi ka edhe një djalë me modelen Adrola Dushi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu