Komisioni Rregullator për Energjetikë ka miratuar vendimin e ri mbi çmimet e derivateve të naftës, i cili hyn në fuqi nga e hëna, 22 korrik 2025, ora 00:01.
Sipas vendimit:
Çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 dhe BS-98 ulen me 0,50 denarë për litër,
Ndërsa çmimi i dizelit (EURODIESEL BS) mbetet i pandryshuar.
Sipas këtij ndryshimi, këto do jenë çmimet:
Benzinë motori EUROSUPER BS-95: 75,00 denarë për litër
Benzinë motori EUROSUPER BS-98: 77,00 denarë për litër
Naftë për automjete EURODIESEL BS (D-E V): 71,50 denarë për litër
Vaj djegës ekstra i lehtë 1 (EL-1): 71,00 denarë për litër
Mazut M-1 NS: 40,158 denarë për kilogram.