Nga nesër fillon pushimi pranveror për nxënësit në Maqedoni

Fillon nga nesër, më 29 prill, pushimi pranveror për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, i cili u prezantua për herë të parë këtë vit shkollor, do të zgjasë deri më 6 maj 2024.

Kjo është hera e parë që një ndryshim i tillë ndodh në kalendarin mësimor. Viti shkollor 2023/2024 do të përfundojë më 17 qershor për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa për gjimnazistët, si vitet e kaluara, më 10 qershor.

Në të njëjtën periudhë, shkollat nuk do të jenë të hapura më 8 maj (e mërkurë) për shkak të raundit të dytë të Zgjedhjeve Presidenciale dhe Parlamentare 2024.

Në ditën e mëparshme, të martën më 7 maj, shkollat ku do të organizohet votimi nesër do të kenë orar të reduktuar dhe orë pune deri në orën 11:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu