Nga nesër rrjedh afati i fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare

Sonte pas orës 12 zyrtarisht fillon fushata parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj 2024. Krahas fushatës presidenciale partitë politike pritet të intensifikojnë garën për deputet në terren, nga ku synojnë të marrin pushtetin përkatësisht të mbesin në pushtet, transmeton INA.

Për herë të parë në kampin politik shqiptar kemi dy blloqe të mëdha politike “Fronti Evropian” i kryesuar nga BDI dhe disa parti të vogla shqiptare dhe blloku opozitar “VLEN” i përbërë nga kater subjekte politike Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike, Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit njëherit dhe prijës i këtij koalicioni si kandidat për president si dhe aktivistë nga Lëvizja Vetëvendosje të kryesuar nga Bekim Qoku.

Nga ana tjetër në kampin politik maqedonas kemi kater blloqe më serioze për të marrë deputet, LSDM në koalicion me disa parti më të vogla ashtu si dhe VMRO opozitare me disa parti më të vogla, E majta si dhe ” Znam” e Maksim Dimitrievskit. Këto dy të fundit me gjasa reale të marrin ulëse në parlament bazuar në anketat e realizuara deri më tani.

Ndryshe Qeveria në mbledhjen e fundit mori vendim që datat 24 prill dhe 8 maj të jenë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare (INA).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu