Nga Neymar e Mbappe, te Donnarumma: Leonardo zbërthen merkaton

PSG triumfoi ditën e djeshme kundër Bayern Munich dhe tani duket favorit për të kaluar në gjysmëfinale të Champions League. Gjithsesi tema të rëndësishme mbeten çështjet e rinovimeve të kontratave me Neymar dhe Mbappe.

Në lidhje me këtë ka folur edhe drejtori sportiv, braziliani Leonardo. Për Sky Sport Italia ai fillimisht është shprehur: “Mendoj se do të jemi të lumtur kur të vijnë firmat në kontratat e tyre.

Së shpejti do të arrijmë në një situatë më konkrete për kontratat e Mbappe dhe Neymar”. Leonardo është pyetur edhe në lidhje me transferimin e mundshëm të Donnarumma: “Unë nuk flas për transferime tani, Navas është i shkëlqyeshëm”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu