Nga partia e Zaevit dhe Ahmetit konfirmojnë se ka përparim në bisedimet për arritjen e koalicionit

Ka bazë të mirë për përparim në negociatat ndërmjet LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Mbaroi takimi i punës midis kryetarëve të LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti dhe sekretarëve të përgjithshëm të partive Ljupço Nikollovski dhe Artan Grubi.

Në deklaratën e përbashkët nga të dyja palët thuhet se takimi ishte produktiv dhe vendosi bazën për përparimin që çon në një marrëveshje koalicioni.

“Takimi tre-orësh konstruktiv dhe prodhues hodhi bazat për përparimin që çon në një marrëveshje koalicioni për një qeveri të re, evropiane të përkushtuar për integrimin evropian, ekonominë, barazinë dhe sundimin e ligjit. Bisedimet midis dy partive do të vazhdojnë gjatë fundjavës në nivelin e sekretarëve të përgjithshëm”, thonë nga LSDM dhe Bashkimi Demokratik për Integrim.

Takimi u zhvillua pas dhënies së mandatit Zaevit. Ai tani ka 20 ditë për të formuar shumicën parlamentare./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu