Nga ZNAM i bien pishman, thonë se është keqkuptuar heqja e Badenterit?

Pasi i qortoi kryeministri Mickoski duke thënë se mekanizmi i Badenterit nuk preket, përfaqësuesit e ZNAM-it, thonë se as ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov nuk ka kërkuar një gjë të tillë dhe se intervista e tij është keqpkuptuar. Përfaqësues i kësaj partie në konferencën e fundit për media deklaroi se ministri Fillkov nuk ka përmendur fare në intervistë heqjen e badinterit.

“Për atë pyetje, përgjigje do të kërkoni tek Ministria e Drejtësisë. Në intervistën që e ka dhënë Ministri i Drejtësisë, nuk është përmendur fare, askund, çështja e badinterit për të cilin ju po flisni. Ndërkaq, për informacione më të detajuara dhe sqarime shtesë do të kërkoni përgjigje nga ministria”, theksoi Nikolla Memov nga ZNAM.

Për çështjen e heqjes së badinterit dhe lojërave të pushtetit, ka reaguar, nënkryetari dhe kandidati i BDI-së për Çairin, Bujar Osmani.

Sipas Osmanit, kjo është strategjia e kryeministrit që synon të fshijë dhe zhbëjë përfshirjen e shqiptarëve në vendimmarrje.

Kjo është dita e dytë që partitë politike përplasen për çështjen e heqjes së Badinterit, e cila si temë lindi pas një interviste dhe kërkesës së Ministrit të Drejtësisë Fillkov, nën arsyetimin se ky mekanizëm po keqpërdoret./Shenja.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu