“Ngjallu, se të kanë vdekur para kohe”, Nexhmije Hoxha rrëfen si e priti lajmin për vdekjen e saj

Lajmi se Nexhmije Hoxha kishte ndërruar jetë ka “ngritur në këmbë” mbarë opinionin publik para disa ditësh.

Por gjithçka doli të ishte një trillim, pasi vejusha e diktatorit Enver Hoxha jo vetëm që ishte shëndoshë e mirë, por ka rrëfyer sot në një intervistë sesi e mësoi lajmin e rremë.

Hoxha, drejtore e Institutit të Studimeve Marksiste Leniniste, mbush më 8 shkurt të vitit që po troket, plot 97 vjeç.

Ja ç’ka treguar ajo sot per gazeten “Dita”, teksa rrëfen se ka shkruar një letër urimi për Vitin e Ri për mbështetësit e saj:

Znj. Hoxha, kjo letër duket si një përgjigje për ata që të “vdiqën” disa ditë më parë…

Mund të merret edhe ashtu, si një përgjigje për ata që sajuan atë lajm të rremë me shumë keqdashje dhe ligësi. or unë nuk e them këtë në letrën e urimit që po u jap për Vitin e ri 2018.
Unë u drejtohem veteranëve, miqve e dashamirësve dhe gjithë shqiptarëve.

Sidoqoftë, ai lajm ju tronditi ndopak, apo jo?

Aspak. Madje u zbavita.
E përgënjeshtruan publikisht edhe Pranvera dhe Teuta. Unë u zbavita dhe kemi qeshur me atë marrëzi.

Isha shtrirë dhe po pushoja si çdo ditë, kur më vjen Pranvera dhe më zgjon: “Po ngjallu, më tha, se të kanë vdekur para kohe…” Nuk e morëm vesh se kush e fabrikoi atë lajm, por pak rëndësi ka kjo, pasi janë ata që na sulmojnë prej më shumë se njëzet vjetësh…

Por mendoj se në përhapjen e atij lajmi kanë përgjegjësi edhe gazetarët, ata që e shpërndanë nëpër portale, pa e verifikuar.

Ku është profesionalizmi dhe etika profesionale në këtë rast?!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu