Ngjan me Messin dhe luan si Messi, djaloshi 12 vjeçar që shihet si pasardhës i argjentinasit (FOTO-VIDEO)

Barcelona kishte vendosur të nënshkruante me të kur ishte vetëm 12 vjeç.

Quhet Cristobal Munoz, ndërsa luante te Malaga, ndërsa transferimin e tij mediat e tij Spanjës e kishin shkruar si ‘rrëmbimin’ më të madh të viti.

Ai llogaritet një prej lojtarëve më perspektivë në futbollin spanjoll.

 

Ende pa mbushur një vit, Cristobal, ka treguar në fushën e lojës se jo më kot ishte shkruar për të.

Edhe pse në moshë të re, djaloshi ka treguar se është i jashtëzakonshëm.

Ajo që ka tërhequr më shumë mediat sportive dhe tifozët e Barcelonës është ngjashmëria e skajshme e të riut me Messin.

Mënyra se si luan dhe shënon, ai konsiderohet si pasardhës i argjentinasit te Barcelona. /Telegrafi


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu