Udhëheqësi i grupit të Arbëreshëve, Gjergj Prekoçaj i cili shpalosi flamurin shqiptar në kalanë e Ohrit është dënuar me gjobë që ka vlerën e 1100 eurove si dhe i është ndaluar hyrja për pesë vite në Maqedoninë e Veriut.
Por, edhe pse ka marrë një gjobë goxha të majme Gjergj Prekoçaj ka thënë se do të vazhdojë të shpalos flamurin e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Mësohet se ai është shprehur kështu:
Më kanë ndaluar për pesë vite hyrjen në Maqedoninë e Veriut. Kjo është toka jonë. Nuk do të ndalemi. Na jemi në tokën tonë arbërore dhe ne jemi për bashkim kombëtar.”
Pas vendimit për gjobitjen e shqiptarit dhe ndalimin e tij për të hyrë në Maqedoninë e Veriut ka reaguar edhe kryetari i Shoqatës së të burgosurve politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Shpëtim Pollozhani.
Ai ka thënë se gjoba prej 1100 eurosh është paguar dhe falë avokatit Ardian Demiri, Gjergj Prekoçaj nuk ka shkruar në burg.










