Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

Qeveri e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ndërsa pasi në Maqedoni është rregull i pashkruar që të ketë partner nga kampi politik shqiptar, gjegjësisht e ashtuquajtura opozita shqiptare ose VLEN, të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri e cila në mënyrë radikale do të pastrojë të gjithë atë që për momentin është qeverisje në Maqedoni, nga LSDM dhe veçanërisht nga BDI, sepse për momentin BDI qeveris me Maqedoninë dhe ata janë pronarët e vërtetë të Maqedonisë dhe kësaj do t’i vendosim pikë, tha bartësi i listës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Aleksandar Nikolloski në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve pas urimit të mbrëmshëm të Taravarit dërguar Mickoskit dhe koalicionimit pas zgjedhjeve për formimin e qeverisë.

Në pyetjen për parashikimin e rezultatit nga zgjedhjet parlamentare në njësinë zgjedhore katër, Nikolloski tha se është mosmirënjohëse të bëhet llogaritje e tillë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për lloj të ndryshëm të zgjedhjeve.

“Unë mund të ju them, për herë të parë, çka pres si rezultat në njësinë e katërt zgjedhore. Mendoj se VMRO-DPMNE-ja do të fitojë ndërmjet 12 dhe 13 deputetë dhe ky është rezultati të cilin ne e synojmë”, u përgjigj Nikolloski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu