Mediat online janë duke raportuar për një alarm në familjen Berisha për shkak se një prej nipërve të Haklajve, një ish-ushtarak me shumë përvojë është duke bërë pushimet në Shqipëri.
Pamfleti.com shkruan ndërkohë se kjo ka bërë që Berisha të fshihet dhe të largojë djalin e tij nga Shqipëria.
Autoritetet shqiptare ishin vënë në alarm edhe në vitin 2009 për shkak se ai ishte parë në Mal të Zi, sërish për pushime duke e ndjekur nga afër çdo lëvizje tëtij.
Por, kush është personi në fjalë, të cilit i tremben kaq shumë berishajt?
S.Haklaj është i biri i Cen Haklajt, i vrarë në vitin 2002 në Bajram Curri në rrethana ende të pazbardhura.
Ai është kushëri i afërt me Fatmir, Shkëlqim, Ylli dhe Halil Haklaj, të gjithë të vrarë tashmë përgjatë viteve 1999-2000.
Ai ka humbur gjyshin, babain dhe xhaxhain e tij gjatë periudhës kur filloi gjuetia ndaj Haklajve në Tropojë pas vrasjes së Fatmirit.
S. Haklaj është një ish-ushtarak, i cili e dorëzoi uniformën e tij në fillim të viteve 2 000 duke u larguar për në Gjermani.
Gjatë qeverisjes së Berishës, ai është mbajtur nën vëzhgim të afërt për shkak të aftësive të larta në teknikën e luftimit. Madje, në atë periudhë, mediat shkruajtën se Berisha filloi të qarkullonte me anti-plumb duke iu ruajtur një atentati. /albeu.











A e keni pare o njerez ate filmin shqiptar ? Nese vjen nje dite. Pergjigja eshte ?a e dini si eshte pergjigja?
Ajo dite vjen. ngado dhe sido ta rotullosh situaten. Dhe vjen nje dite …