Nipi i Donald Trump me deklaratë të fortë: “Ai vuan nga Alzheimer”

Fred Trump III, nipi i Donald Trump, ka ngritur shqetësime serioze mbi shëndetin mendor të presidentit amerikan, duke e lidhur atë me një histori familjare të sëmundjes së Alzheimerit.

Në një intervistë radiofonike për SiriusXM, ai tha se ka vënë re shenja të ngjashme në sjelljen e xhaxhait të tij, si ato që kishte parë te gjyshi Fred Trump Sr., i cili vdiq pas një beteje tetë-vjeçare me Alzheimerin.

“UNË NUK JAM MJEK, POR I NJOH ATO SHENJA,” THA AI. “KUR SHEH SJELLJE TË CAKTUARA QË PËRSËRITEN, TË KUJTOJNË DIÇKA SHUMË PERSONALE.”

Ai bëri thirrje për më shumë transparencë nga familja Trump, duke theksuar se liderët e vendeve të mëdha duhet të japin shembull për çështje të ndjeshme si shëndeti mendor.

Fred Trump III ka qenë në qendër të vëmendjes edhe me librin e tij “Të gjithë në familje: Trump-ët dhe si arritëm kështu”, botuar në korrik 2024, që u kthye menjëherë në bestseller.

Në libër, ai rrëfen përjetime personale me babain e tij të ndjerë, përjashtimin nga trashëgimia familjare, dhe vështirësitë me djalin e tij me aftësi të kufizuara. Ai përdor këtë rrëfim për të nxitur debat mbi llogaridhënien publike dhe të drejtën për të ditur gjendjen e vërtetë të liderëve politikë.

Ekspertët sqarojnë se Alzheimeri nuk lidhet vetëm me harresën. Shenjat përfshijnë humbje të orientimit në kohë dhe vend, fjalë që harrohen në mes të fjalisë, vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të zakonshme, dhe ndryshime të papritura në sjellje, si nervozizëm apo izolim social. Këto shenja, nëse ndodhin së bashku dhe shpesh, kërkojnë një vlerësim të menjëhershëm mjekësor.

Për momentin, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë një koment zyrtar mbi deklaratat e Fred Trump III, por tema pritet të bëhet gjithnjë e më e nxehtë në javët dhe muajt që pasojnë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu