Nipi i ish-presidentit John F. Kennedy do kandidojë për president të SHBA-ve

Robert F Kennedy Jr ka paraqitur dokumentet zgjedhore për të kandiduar për president të SHBA-së në vitin 2024 si demokrat.

Kështu së paku raportojnë disa media botërore, sipas të cilave, bëhet fjalë për 69-vjeçarin që është djali i senatorit të vrarë Robert F Kennedy dhe nipi i presidentit John F Kennedy.

Siç kujtojnë mediat, Kennedy është një aktivist i hapur kundër vaksinave.

Madje, siç thuhet më tej, Instagram hoqi llogarinë e tij në vitin 2021 për “shpërndarjen e vazhdueshme të pretendimeve të mohuara”, tha kompania.

Ndryshe, të dyja partitë demokratike dhe republikane zhvillojnë garat e tyre – të quajtura paraprake – për të gjetur kandidatin e tyre presidencial.

Lajmi vjen në kohën kur dihet se presidenti Joe Biden ka treguar se do të kandidojë për rizgjedhje, megjithëse ende nuk e ka deklaruar zyrtarisht kandidaturën e tij.

Ai më parë pritej të niste fushatën e tij në fillim të prillit, por ndihmësit thonë se afati i tij kohor ka ndryshuar.

Në anën tjetër, nga ana e republikanëve, Donald Trump ishte i pari që deklaroi kandidaturën e tij dhe atij i janë bashkuar të tjerë, përfshirë ish-ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu