Nis mbledhja, Rama pret në Pogradec Zaevin (FOTO)

Ditën e sotme në Pogradec po zhvillohet takimi i parë i përbashkët ndërqeveritar mes Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë.

Por edhe në Pogradec Rama është pritur me protesta jashtë ndërtesës ku po zhvillohet takimi mes tij dhe Zaevit.

Qytetarë të ndryshëm me pankarta në duar e foto të Klemend Balilit, Moisi Habilajt dhe Saimir Tahirit të cilat shoqëroheshin me mbishkrimin “Policia që duam”, benin thirrje kundër qeverisë.

Fjala e Ramës

Ju urojmë mirëseardhjen këtu në Pogradec kur përgjithësisht njerëzit e këtij vendi e lidhin gjithmonë këtë qytet të mrekullueshëm me një nga bijtë më të dashur dhe një nga poetët më të mëdhenj shqiptarë dhe europianë, Lasgush Poradecin. Pjesa më e madhe e vargut të tij magjik i kujtohet këtij liqeni, kësaj pasurie të përbashkët.

Kjo simbolikë e liqenit ngushton lidhjet mes dy vendeve. Besoj se ajo i përshtatet më së miri dhe qëllimit të kësaj mbledhjeje të parë të dy qeverive, që jemi shpresëplotë se çel një kapitull të ri në marrëdhëniet e fqinjësisë sonë të mirë, ndërthurur me interesa të përbashkëta, gjeografike, historike, kulturore dhe jo në plan të fundit gjeopolitike dhe gjeo strategjike.

Shqipëria do të jetë gjithnjë mikja më e mirë e Maqedonisë që prej pavarësisë së saj, çka qeveritë e Shqipërisë e kanë treguar në mënyrë të palëkundur. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu