Nis Samiti Evropian në Tiranë, Rama pret një nga një liderët evropianë

Në Tiranë ka nisur punimet Samiti i Liderëve të Evropës. Kryeministri Edi Rama i pozicionuar në sheshin Skënderbej ku do të mbahen punimet e Samiti po pret me radhë të gjithë liderët evropianë.

I pari më të cilin ka shtrënguar duart ishte kryeministri i Holandës, i pasuar nga ai i Spanjës.

Ceremonia e mirëseardhjes në Samit, ka nisur me performanca të ndryshme artistike, promovuese të traditës dhe kulturës kombëtare shqiptare.

Samiti do të vijojë përgjatë ditës me seancat plenare dhe tryezat e diskutimeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu