Nisen aeroplanët luftarakë, tensione mes Turqisë dhe Greqisë

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë vazhdojnë të rriten, kësaj radhe arsyeja janë 8 oficerë të ushtrisë turke që Ankaraja i sheh si tradhtarë.

Ankaraja zyrtare e ka akuzuar Greqinë për strehim të “puçsitëve” dhe ka reaguar ashpër për lirimin e tyre nga paraburgimi

Kjo ka bërë që Turqia të nisë avionë ushtarakë të cilët kanë fluturuar në lartësi të ulëta mbi Egje mbi 20 minuta gjatë të martës.

“Nga deklaratat e bëra në Greqi prej kryeministrit të tyre menjëherë pas puçit, ne krijuam opinion pozitiv se ata do të mund të ekstradoheshin në Turqi, – tha zëvendëskryeministri turk, Bekir Bozdag. – Ne menduam se Tsiprasi do ta mbante fjalën. Por, me kalimin e kohës kemi parë që autoritetet juridike të vendit helen janë mobilizuar në mbrojtje të tyre dhe këta puçistë nuk janë ekstraduar”.

Ndryshe, nuk është hera e parë që Turqia përpiqet ta frikësojë Greqinë me ushtrinë e saj. Pak muaj më parë, Turqia tha se kishte dërguar ushtrinë e saj në një nga Ishujt e kontestuar mes dy vendeve dhe kishte larguar flamurin grek, edhe pse Greqia mohoi se flamuri i saj ishte larguar nga aty.

Të hënën, autoritetet greke i nxorën nga paraburgimi ushtarakët turq, e tashmë pas skadimit të periudhës 18-mujore të procesit paragjyqësor, ata edhe mund të burgosen teksa aplikojnë për azil. Ata janë zhvendosur në vende “top sekret” nën mbrojtjen e policëve të armatosur deri në dhëmbë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu