Kryeministri britanik, Boris Johnson, është duke u përballur me akuzat se po e vonon me qëllim lëshimin e një raporti deri pas zgjedhjeve të ardhshme, i cili tregon për ndikimin e Rusisë, në politikë britanike, transmeton Gazeta Metro.
Mos aprovimi i botimit të raportit, ka ngjallur zemërim nga anëtarët e Komitetit të Intelegjencës dhe Sigurisë i cili përpiloi raportin, dhe ligjvënësit e opozitës akuzuan qeverinë për mbulim të fakteve.
Brenda këtij raporti, shqyrtohen në mënyrë specifike përpjekjet ruse për të ndërhyrë në referendumin e BE 2016.
Ministri i zyrës se jashthme, Christopher Pincher, mbrojti pozicionin e qeverisë të martën dhe nuk ofroi sugjerime që raporti të nënshkruhej së shpejti, duke thënë se nuk ishte e pazakontë për raporte të tilla si ky, të kalonin nëpër një përmbledhje intensive të sigurisë para publikimit.










