Nisma Socialdemokrate bëhet me katër deputetë të rinj, i ndryshohet emri në “Nisma-AKR-6+”

Edhe katër deputetë të rinj i janë shtuar Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate dhe AKR-së. Lajmin e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala.

Sipas Shalës, Grupi i ri Parlamentar do të quhet “Nisma-AKR-6+”.

Shala po ashtu bëri të ditur se deputetët e rinj që i shtohen këtij Grupi të ri Parlamentar janë: Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu