Një 43-vjeçare përfundoi në spital, pasi është rrahur nga bashkëshorti i saj

Ministria e Punëve të Brendshme njofton për një rast të dhunës në baza gjinore. Një 43-vjeçare ka përfunduar në Spitalin e Përgjithshëm të Kriva Pallankës – Maqedoni e Veriut, pas lëndimeve që i mori nga rrahja nga burri.

“Më datë 24.03.2024 në ora 22.10 në SPB Kriva Pallankë nga ana e mjekut kujdestar në Spitalin e Përgjithshëm të Kriva Pallankës, është njoftuar se tek ata, me lëndime është sjell një grua 43-vjeçare nga Kriva Pallanka. Sipas të denoncuarës, gruaja ka marrë lëndime pasi është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj S.M”, qëndron në njoftim.

Nga Policia bëjnë të ditur se merren masat për zbardhjen e rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu