Një burrë grabit aeroplanin nga pista dhe kërcënon se do ta përplasë mbi një qendër tregtare (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tupelo të Mississipit, ku një pilot ka rrëmbyer avionin dhe ka kërcënuar se do ta përplasë me një qendër tregtare të linjës “Walmart”.

Lajmin e ka bërë të ditur policia, e cila ka evakuuar dyqanin dhe ka ngritur alarmin në një zonë më të madhe.

Sipas raportimeve nga shtypi vendas, piloti thuhet të jetë një punonjës i një kompanie që operon në aeroportin rajonal të Tupelos.

Avioni, një “Beechcraft King Air 90” me peshë mbi 7 tonë, rreth 11 metra i gjatë me një hapje krahësh pak më shumë se 15 metra, ka qëndruar pezull në zonë për disa orë dhe për këtë arsye karburanti pritet t’i mbarojë së shpejti.

Nuk përjashtohet mundësia që avioni të përgjohet dhe të rrëzohet nëse piloti vendos ta rrëzojë atë në zona të banuara.

Pasi fluturoi mbi zonën e Tupelo, avioni është larguar dhe tani po fluturon pranë një fabrike të Toyota-s në Blue Springs.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu