Një gabim i mamasë në “Facebook”, mori jetën e së bijës

Rrjetet sociale mund të jenë një bekim aq sa dhe një mallkim në të njëjtën kohë. Këtë gjë, një nënë e kuptoi pas gabimit që bëri. Të gjithë duhet ta lexojnë këtë histori dhe të nxjerrin mësim prej saj, pasi lidhet ngushtësisht me mirëqenien e fëmijëve tanë.

Ju pranoni një kërkesë miqësie nga një njeri i panjohur, vetëm duke u nisur nga fotoja e tij e profilit. E pranoni dhe pastaj vazhdoni natyrshëm të përditshmen tuaj. Fëmija juaj rritet dhe ju postoni dhjetëra foto të tij/saj në “Facebook”. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kjo nënë.

“Çfarë dite”, apo “E pabesueshme si vogëlushja ime u rrit!”, shkruar bashkangjitur fotos, të cilës i shtoi dhe check in, emrin e shkollës dhe më pas e ngarkoi në “Facebook”. Kaq ka mjaftuar që miku i panjohur të shkaktojë pasoja të tmerrshme.

I huaji, i cili i ka ruajtur fotot e postuara, ua dërgon qindra njerëzve në mbarë botën me mbishkrimin “Gjak i ri, vajzë amerikane. Jo më shumë se 6 vjeç! Për vetëm 5,0000 dollarë”, shkruan Blitz.al.

Pak javë më vonë, kjo nënë shkon të marrë vajzën nga shkolla, por nuk e gjen më. E gjitha kjo nuk do të ndodhte nëse ajo nuk do kishte kryer atë gabim. Më mirë një “mik” më pak në “Facebook” sesa të përjetuarit e kësaj historie horror.

Mos e harroni kurrë këtë mesazh: Jini vigjilentë dhe ushqeni një dozë skepticizmi të shëndetshme. Refuzoni kërkesat e miqësisë nga të huajt dhe më e rëndësishmja… mos publikoni foto të fëmijëve. Pedofilët do i shfrytëzojnë ato.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu