Një gjyq i ri në Hollywood? Brad Pitt hedh akuza të rënda ndaj Angelina Jolie

Beteja mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka marrë një kthesë të errët. Aktori akuzon ish gruan se është përpjekur që ta dëmtojë duke i shitur fshehurazi aksionet e saj në kompaninë e verës një oligarku rus. Jolie shiti gjysmën e kantinës Chateau Miraval te një kompani e drejtuar nga Yuri Shefler.

Avokatët e Brad Pitt tani kanë paraqitur dokumente gjyqësore duke pretenduar se motivimi i Jolie për shitjen ishte për t’i shkaktuar dëm Pitt-it, i cili u kthye në një biznes global. Ata pretendojnë se oligarku rus ka ‘synime helmuese’, me qëllim për të marrë nën kontroll të plotë kantinën që vlen miliona dollarë.

Jolie e dinte dhe synonte që Shefler dhe bashkëpunëtorët e tij do të përpiqeshin të kontrollonin biznesin që Pitt kishte ndërtuar dhe të minonin investimet e Pitt në Miraval,” thuhet në dokumente. Pitt gjithashtu pretendon se shitja shkel marrëveshjen e çiftit të bërë në fillim të partneritetit të tyre.

Ai kërkon një gjyq nga juria Çifti dikur i njohur i showbiz-it ka gjashtë fëmijë – Maddox, 20, Pax, 18, Zahara, 17, Shiloh, 16 dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 13.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu