Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka bërë mrekullinë. Ajo është fituese e medaljes së artë olimpike në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”. Reagimet të shumta nga politika e shoqëria civile kanë ardhe pas fitores madhështore të Krasniqit në Tokyo.
Edhe liderët shqiptar e kanë uruar Krasniqin dhe trajnerin e saj Driton Kukën për këtë fitore. Gjithashtu, edhe mediat serbe kanë raportuar për këtë ngjarje madhështore.
Ato në raportime e tyre po i referohen Kosovës si e ashtuquajtura Kosovë. E kjo medalje sipas analisti politik, Imer Mushkolaj është një grusht i rënd për Serbinë.
“Mediat serbe po raportojnë se “takozvana – e ashtuquajtura Kosovë” ka fituar medalje të artë olimpike 🤣 Nji grusht i randë për Serbinë 🇽🇰”, shkruan Mushkolaj në Facebook, ku ka bashkangjitur edhe një fotografi të medieve serbe pas raportimit. Një medalje olimpike në xhudo e kishte arritur edhe Majlinda Kelmendi në Brazil.









