Nje katastrofë për mijëra shqiptarë që jetojnë në Angli, ja çfarë do ndodhë kur të lagohet nga Bashkimi Europian

Në vendin ku jetojnë mijëra e miliona shqiptarë parashikohet një situatë e vështirë. Dokumente sekrete të qeverisë britanike paralajmërojnë pa ralizim në gjithë vendin në rast se Britania largohet më 31 tetor nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje.

Dokumentet u publikuan nga gazeta “The Sunday Times” dhe sipas burimeve qeveritare që nuk pranuan të identifikohen, ato janë dhënë shtypit nga një ish-ministër.

Britania pritet të përballet me probleme të mëdha nëse largohet nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje tregtare, thuhet në disa dokumente të publikuar nga gazeta “The Sunday Times”.

Në në rast të tillë vendi do të përballej me ndërprerje të furnizimeve me ilaçe, ushqime e karburant, që mund të zgjasnin deri në gjashtë muaj.

“The Sunday Times” shkruan se “dosja ofron një vështrim të rrallë mbi një plan sekret të qeverisë për të shmangur një k ol aps k atastrofik në infrastrukturën e vendit”.

Dokumentet ku detajohet ndikimi negativ në vend në rast të një Brexit-i pa marrëveshje, janë nxjerrë nga një ish-ministër në një përpjekje për të ndikuar negociatat e qeverisë me Bashkimin Evropian, tha një burim qeveritar të dielën, raporton VOA.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu