Një lajm i mirë nga Ministria e Transportit, së shpejti linja të të reja ajrore me çmime të lira

Në afat më të shkurtër të mundur do të shpallet thirrje e re publike për mbështetje financiare të transportuesve ajror vendor dhe të huaj, kumtoi pasdite Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Sipas Ministrisë, fluturime të reja, të lira dhe të volitshme deri në destinacione atraktive për qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të ketë, ndërsa mjetet për mbështetje të transportuesve ajror janë siguruar nga buxheti i saj.

“Kompanitë ajrore të interesuara të cilat do të paraqiten në thirrjen publike duhet të parashtrojnë aplikime të plotësuara sipas rregullave dhe të plota në afatin e paraparë, në pajtim me dispozitat ligjore dhe kushtet e përmendura. Në pajtim me politikën e saj afariste, çdo kompani ajrore në mënyrë të pavarur vendosë për relacionet në të cilat do të qarkullojë. Përmes thirrjes së re publike do të zgjidhet kompania e cila në tërësi do t’i plotësojë kërkesat dhe do të ofrojë numër më të madhe të destinacioneve të reja”, njoftojnë nga Ministria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu