Një leksion arkitekturor nga Greqia: Dorë shqiptarësh? (FOTO)

Në në Shqipëri, por sidomos në bregdet, nuk është problemi se është ndërtuar furishëm, duke sjellë kaos urban; por është ndërtuar gjithashtu shëmtueshëm.

Edhe pse ndërtime me detin para, deti ka qenë pak ose aspak frymëzues apo ngacmues fantazie te ata arkitektë që kanë projektuar pallate banimi apo hotele, që veç lidhje me detin nuk kanë. Ndaj shumë prej tyre, në një ere të re turistike, e meritojnë të rrafshohen, ndonëse kjo është e pamundur. E mundur është që asnjë leje këtej e tutje të mos jepet për projekte që nuk sjellin asnjë risi apo çudi arkitektonike.

Sepse, ja një shembull që vjen nga fqinji jugor, i një rezidence turistike, në një terren të ngjashëm me atë Jonit:

Zyra “Sinas Architects” projektoi një shtëpi verore në ishullin Serifos duke marrë frymëzim nga “xerolithies”, sistemi tradicional lokal i mureve mbajtëse prej guri, krijuar për qëllimin e kultivimit të tokës, duke krijuar kështu një residencë banimi që lidhet me mjedisin natyror që e rrethon në atë deri në atë pikë së të bëhet njësh më të.

“Kjo ishte një pikënisje pa e ditur se si do t’ia dilnim. Ajo që dinim ishte se ishim padyshim të ngopur me shumë lloj arkitekturë banesash që kishim bërë, duke shteruar kufirin që ligji vendoste për aktivitetin e ndërtimit në ishush: një përsëritje e rreptë e ndërtesës krejtësisht tradicionale”. thotë themeluesi dhe drejtuesi i zyrës George Sinas.

Ky ishte një moment i lumtur sepse klienti i tyre grek kishte ndjerë të njëjtën gjë. Dhe kështu kishte pranuar synimin e arkitektit për një qasje tjetër. “Prandaj, duke shqyrtuar peizazhin, ajo që ra në sy në sytë tanë ishin gurët e thatë ekzistues. Pra, ne pyetëm veten ‘a mund të prodhojë guri i thatë një ndërtesë?’ apo ‘të jetë pikënisja për të ndërtuar një rezidencë?’ dhe më në fund ia dolëm”, tha Giorgos Sinas.

“Vetë dizajni na çoi në këtë çati shumë të bukur me kashtë që bën hijezim të mahnitshëm. Sepse hapësirat e jashtme duhet t’ju mbrojnë nga fenomenet e motit të Cikladeve”. shton arkitekti i projektit.

“Guri është prodhuar kryesisht nga gërmimet. Në raste më të rralla është sjellë nga Parosi. Artizanët janë nga Vorio-Epiri”, tha ai, pra mesa duket shqiptarë. “E kanë emrin në mjeshtërinë e punimeve me gurë”, tha njeriu që ka konceptuar formën e godinës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu