Një nderim turk për heroizmin shqiptar

Ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit që ndihmoi në operacionet pas tërmeteve të 6 shkurtit në Turqi është nderuar me Urdhrin e Lartë Shtetëror për Sakrificën nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Vlerësim e mirënjohje nga një popull mik që iu gjend Shqipërisë në ditë të vështira! Të bashkuar për të përballuar çdo fatkeqësi”, shkruan ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në statusin e tij, ku ka bërë të ditur edhe lajmin.

Tre skuadrat shqiptare që morën pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit pas dy tërmeteve shkatërrimtare në Turqi, përfunduan punën e tyre dhe u kthyen në 18 shkurt në Atdhe.

Pas 11 ditësh pune intensive, rreth 85 trupa, në përbërje të të cilëve ishin efektivë të Forcave të Armatosura, të Emergjencave Civile, ekipeve shëndetësore u përcollën me duartrokitje nga përfaqësues të autoriteteve turke, por edhe qytetarë të thjeshtë, të cilët u shprehën mirënjohjen për kontributin e tyre.

Shqipëria iu përgjigj menjëherë thirrjes për ndihmë të Turqisë dhe brenda 24 orëve në zonat e tërmetit mbërriti ekipi i parë i parë shqiptar i shpëtimit.

Gjithashtu, në emër të popullit shqiptar, kryeministri i vendit Edi Rama u bë pjesë e fushatës ndërgjegjësuese, duke dhuruar 1 milionë euro në ndihmë të rindërtimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu