Një nxënësse kosovare në mesin e viktimave nga të shtënat në Austri

Një vajzë nga Kosova ka mbetur e vrarë nga sulmi në një shkollë në Graz të Austrisë të martën në mëngjes.

Kështu të paktën ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, duke konfirmuar se viktima e rastit tragjik ka qenë nga Komuna e Vitisë.

“E nderuara familje Bajrami, më pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Leas nga Komuna e jonë, e cila humbi jetën në sulmin e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Grazit në Austri”, ka shkruar ajo në platformën sociale, Facebook.

Albanian Post, të martën, kontaktoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, por e njëjta nuk kishte informacione të konfirmuara për rastin tragjik. Përveç Ministrisë, AP, kontaktoi edhe Ambasadën e Kosovës në Austri, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk pranoi përgjigje.

Një 21-vjeçar me shtetësi austriake, të martën, ka hyrë në shkollën ku ishte nxënës dhe ka shtënë me armë e pistoletë disa herë, duke vrarë të paktën 10 persona dhe ka plagosur 12 të tjerë.

I dyshuari është gjetur i vetëvrarë në banjo të shkollës. Gjendja e disa prej të plagosurve është e rëndë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu