Një pjesëtar i sigurimit të Pendarovskit del pozitiv me koronavirus

Pasditen e 17 majit u realizua një test për COVID-19 mbi një person nga ekipi i sigurisë i Presidentit Stevo Pendarovski, punonjës i Ministrisë së Brendshme, dhe i njëjti rezultoi pozitiv.

Antari i sigurimit të presidentit është pjesë e ekipit më të gjerë të sigurisë, që do të thotë se ai nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me presidentin. Ai javën e kaluar kishte shfrytëzuar pushimin vjetor, me cka në punë herën e fundit shte më 11 maj (e hënë).

Pas anketës epidemiologjike, u përcaktua se është e nevojshme të testohen 11 persona shtesë që kanë qenë në kontakt me personin që është pozitiv.

Të 11 personat u testuan dhe ishin negativë në COVID-19, por prapë mbetën në izolim deri më 25 maj, deri sa të kalojë periudha e inkubacionit prej 14 ditësh. Pas analizës epidemiologjike, Presidenti Pendarovski dhe anëtarët e familjes së tij u vlerësuan si kontakte të linjës së dytë, për të cilët izolimi nuk rekomandohet sipas protokollit epidemiologjik.

Presidenti vazhdon të kryejë detyrat e tij të rregullta. “Zyra e Presidentit vazhdon të funksionojë pa probleme, në përputhje me rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. Në dy muajt e fundit, punonjësit kanë punuar në orare të ndryshme. Shumica e aktiviteteve mbahen jashtë. Në takime dhe ngjarje, mirëmbahet distanca fizike e rekomanduar, përdoren pajisje mbrojtëse si maska dhe doreza, dezinfektues dhe ambientet në “Villa Vodno” pastrohen dhe dezinfektohen rregullisht”, thonë nga Villa Vodno.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu