Një propozim nga Austria: Një regjistër për të gjithë hoxhallarët në BE

Ministrja për Çështjet Evropiane në qeverinë austriake, Karolina Edtstadler, kërkoi regjistrimin e të gjithë hoxhallarëve në BE.

“Unë besoj se në luftën kundër Islamit politik në BE, duke ndjekur shembullin e Austrisë, duhet të krijohet një regjistër evropian i hoxhallarëve,” theksoi ajo në një intervistë me gjermaninen Welt am Sonntag.

Ajo e shpjegoi këtë me faktin se shumica e hoxhallarëve udhëtojnë në vendet e BE-së, kështu që është e rëndësishme që autoritetet e sigurisë të dinë “kush predikon në cilën xhami”.

Sipas saj, duhet pasur kujdes që paratë nga buxheti i ri i BE të mos arrijnë në organizata dhe shoqata që përfaqësojnë “pikëpamje islame dhe antisemitike”.

Për këtë, ajo beson, se do të ishte e nevojshme një kontroll më i rreptë i buxhetit të BE-së.

Ajo gjithashtu tregon se një ndalim i financimit të xhamive dhe shoqatave muslimane nga jashtë duhet të futet në BE, gjë që Austria e ka bërë tashmë. Edtstadler tregon se Austria është lider në këtë fushë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu