Një protestë masive apo…? Këto janë pamjet e tubimit të sotëm të opozitës (FOTO/VIDEO)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, protesta e opozitës ka mbaruar duke mos regjistruar asnjë lloj dëmtimi apo përplasje, pavarësisht se qeveria kishte marrë masa në forca policie (1500 efektivë) si dhe kishte “barrikaduar” instilacionin në hyrje të godinës së kryeministrisë.

Protesta nisi rreth orës 12:00 dhe u mbyll brenda dy orësh. Përveçse disa kapsollave që bënë zhurmë dhe tym, nuk u regjistruan përplasje apo dëme gjatë saj.

Ashtu si çdoherë, ajo që mbetet në fund si pyetje për këdo, është “sa veta ishin?” në tubim.

Express ka mundur të sigurojë një video, e regjistruar në momentet kur vala e protestuesve po i drejtohej pjesës së bulevardit përballë kryeministrisë, si dhe disa foto të bëra me dron nga lart, gjatë nisjes së fjalimeve të përfaqësuesve politik të opozitës.

Deri më tani vetë opozita nuk ka nxituar të flasë për numra. Pritet këtë pasdite që të kemi dhe reagimet e para nga ana e politikës mbi protestën, përfshi këtu edhe përfaqësuesit ndërkombëtar si ambasada e SHBA-ve apo BE.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu