Një restorant në Gjakovë ka bërë një veprim tepër të çuditshëm.
Në hyrje të tij ka vendosur një revole dhe një grua të mbuluar.
Por kjo ka një arsye. Fytyra e femrës së mbuluar me burka dhe arma kanë nga një vijë të kuqe si shenjë ndalese për të hyrë në këtë restorant.
Nuk dihet se kur saktë është vendosur kjo pllakë ndaluese, por krejt çka dihet se lokali nuk lejon këto dy lloj “fenomenesh” sipas tyre të futen aty.
Ky eshte turpi me i madh qe i behet ketij vendi,kinse ,demokratik….Tregon injorance,padituri,edukate te manget demokratike dhe mosnjohje totale te te drejtave elementare njerzore.Kjo tregon se shoqeria jone,mbi te gjitha po rreshqet drejt fashisoizimit ,vecimit dhe kategorizimit te vlerave specifike njerezore.Dhe perfundimisht jemi duke ece rreshqitshem drejt ndasise dhe percarjes e me kete i hapet rruge konflikteve te rrezikshme qe do te ishin fatale per ardhmerine tone…T’
i ndalohet dikujt,sot, casja ne lokacione dhe hapesira publike eshte jonjerzore,madje eshte e denueshme,bazuar ne ligjet dhe Kushtetuten e Republikes se Kosove…Prokuroria duhet te ngrite kallezim penal kunder personit apo personave qe dhane urdher per te vene ate pllake ndaluese e cila eshte marria dhe damka me e keqe qe bije mbi shoqerine dhe vendin tone(kinse!)demokratik…