Një ‘shqiptare’ pjesë e serialit turk që po thyen rekorde në Turqi dhe Evropë, njihuni me dy aktorët në role kryesore

‘Hercai’ quhet seriali më i ri që ka filluar në ekranin e televizionit turk ATV që po thyen rekorde shikueshmerie gjithandej duke qëndruar në vend të parë si seriali më i ndjekur i momentit në Turqi dhe Evropë, shkruan Billbordi.

Një serial prodhim i produksionit ‘Mia’ në bashkëpunim me ‘ATV’, për momentin gjendet në episodin e 6 sipas ekranit turk ndërsa sa i përket ekraneve shqiptare akoma nuk dihet nëse ndonjë televizion është në bisedime për transmetimin e tij.

Seriali shfaqet të premteve, ndërsa vetëm episodi i parë ka kaluar shifrën e 16 milionë shikimeve në kanalin e serialit në YouTube.

E veçanta e këtij seriali është se njëri nga regjisorët e këtij seriali është shqiptare, po mirë e lexuat një shqiptare nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut që ka studiuar në Universitetin turk të artit ‘Mimar Sinan’ në Stamboll të Turqisë.

Është kjo regjisorja Benal Tairi një shqiptare nga Kumanova, shumë anëtarë të familjes së saj jetojnë për momentin në Kumanovë, poashtu kuptohet se edhe ajo vjen kohë pas kohe.

Ajo poashtu ka qenë edhe regjisore e serialit ‘Siyah Inci’ (Perla e zezë), Hayat Sarkisi (Kënga e jetës) etj.

Sa i përket roleve kryesore në këtë serial i luajnë Akin Akinozu dhe Ebru Sahin.

Akin Akinozu ose në serialin ‘Hercai’ si Miran Aslanbey është 29 vjeq dhe më parë ka marrë pjesë edhe në serialin ‘Payitaht Abdulhamid’ ku nuk morri edhe aq famë të madhe.

Ebru Sahin ose në serial e njohur si ‘Reyhan’ ka 26 vjeq dhe më parë ka marrë pjesë në serialin ‘Istanbullu Gelin’ (Nusja e Stambollit) ku morri një famë si aktore dytësore./Billbordi.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu