Një tjetër këngëtar hedh akuza ndaj Festivalit: Korrupsion dhe pazare

Elvana Gjata është emri i lakuar më së shumti këto ditë në media si fitimtare e festivalit të RTSH-së. Pas kompozitores Diana Ziu, një tjetër artist mendon se në këtë festival ka korrupsion.

I ftuar në “Thumb On”, këngëtari i njohur Luiz Ejlli është shprehur se ka korrupsion në këtë festival dhe hilet e pazaret filluan që kur këngëtari fitues do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion.

“Përsa i përket debatit që ka bërë Vera me Dianën, nuk kam dijeni, nuk e kam lexuar. Si gjithmonë, në festivalet shqiptare janë lakuar emrat, jo fiton x, jo fiton y.

Personalisht mendoj se ai festival ka qenë dhe do të jetë më i rëndësishmi në Shqipëri. Por që kur u fut Eurovizion, u bë pak i korruptuar, filluan hilet dhe pazaret”-tha këngëtari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu