Pas tranferimit të Ronaldos te klubi i Juventus tashmë gjithçka mund të pritet në merkato.
Së fundmi po lakohet emri i Luka Modric për një transferim te klubi i Interit.
Sipas mediave italiane “zikaltrit” kanë kontaktuar agjentët e Modricit, të cilët janë të hapur për transferimin e lojtarit kroat.
Sipas Sky Sport Italia, Gazzetta dello Sport dhe FCInterNeës, Modric është arsyeja pse marrëveshja për Arturo Vidalin nuk është bërë ende zyrtare, sepse Interi dëshiron ta dijë nëse është e mundur të kalohet në negociata konkrete për kroatin. /albeu.com/