Nënkryetari i LDK-së, njëkohësisht edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, ka folur rreth çështjes së zgjedhjeve, mocionit të mosbesimit, demarkacionit e çështjes së ushtrisë. Sipas tij, si fajtor për ushtrinë deri më tani mund ta lëmë luftën, derisa për demarkacionin tha se Kosova në asnjërrethanë nuk po humbet territor. Autorët e listave të “Syrit të Popullit”, Haziri thotë se janë njerëz të UDB-së, njerëz që nuk ia duan të mirën Kosovës.
“Bota sot”: Ju keni deklaruar se keni parë listën e ekzekutimeve të “Syrit të Popullit”. Kush është në atë listë?
Lutfi Haziri: Nuk është në përgjegjësinë time të lakoj emra, është një listë e fundit nga listat që kanë ekzistuar në Kosovë me dekada të tëra, të cilat janë punuar e përpiluar. Por, ne gjithmonë kemi besuar që autorë të atyre listave janë strukturat e UDB-së dhe të shërbimeve sekrete të Serbisë, të ish-Jugosllavisë dhe të forcave e shërbimeve që nuk ia duan të mirën Kosovës. Kjo e fundit me atentatin ndaj Azem Vllasit, një udhëheqës i Kosovës në vitet 80-ta, tregoi qartë që Kosovën dëshirojnë këto forca ta destabilizojnë deri në atë masë sa të shkaktojnë konflikt civil, që Kosova në historinë e saj nuk e ka as në traditë e as që ka shënuar asnjëherë raste të tilla. Është mirë, përfundimisht që çështja e listave të mbyllet dhe njerëzit në Kosovë nuk mund të bëjnë as vetëgjyqësi, as vetëekzekutim, por janë organet e shtetit ato që merren me ndarjen e drejtësisë. Ky shtet tash ka polici, prokurori dhe gjyqësor dhe të gjithë ne duhet t’i besojmë ndarjen e drejtësisë së këtyre institucioneve.











ha burri ti je halllahillle po ku ket ju 20 vjet po pastrohe me udbasaha nates shkoj te shpija dhe meri me veti shtini n burg burrelit 30 vjet denim do pkutjau krit dhe taani e dojn kejt kosoven per te mir hahaha klm