Njëri nga sulmuesit në Kuvend, Igor Jug mohon shtetësinë: Nuk jam maqedonas

Njëri prej të akuzuarve për “dhunën në Kuvend”, Igor Jug deklaroi sot në Gjykatë se nuk ështe maqedonas, por me kombësi është kroat, njofton TV SHENJA. Ai kërkoi që kjo e dhënë t’i ndryshohet edhe në dokumentacionin e procesit gjyqësor.

Sot në gjykatë është duke u mbajtur procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 Prillit, ndërkohë që dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Gjykatës Penale në Shkup, ndërkohë që forcat policore kanë vendosur kordon para protestuesve për të parandaluar incidentet e mundshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu