Njeriu më me fat në botë, i shpëton për një fije floku shtypjes së veturës (VIDEO)

Një video e filmuar në Teksas shfaq momentin kur një shofer që kishte humbur kontrollin mbi timonin, për pak sa nuk e shtyp për vdekje një këmbësor që po ecte në trotuar.

Burri shihet duke ecur në trotuar, kur befasisht një veturë që ishte në rrugë humb kontrollin dhe përfundon duke u përplasur në kutinë postare që ishte as një metër larg këmbësorit.

Për fat të mirë në momentin e përplasjes me kutinë postare, vetura sillet në anën e djathtë dhe futet sërish në rrugë. Por, një gjë është e sigurt që ky burrë mund të cilësohet si njeriu më me fat.

Shumë njerëz që e kanë parë videon kanë kritikuar shoferin për moskujdes në veçanti për faktin se po lëvizte me veturë në një zonë të banuar që ka mundur të përfundojë me fatalitet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu