Njësia Speciale e Kosovës bëhet me tre transportues të blinduar

Tre transportues të blinduar i janë dorëzuar sot Ministrisë të Brendshme të Kosovës (MPB) për t’u përdorur nga Njësia Speciale e Policisë.Kjo është bërë e ditur në një njoftim nga AM General, që është udhëheqës i sigurimit të automjeteve taktike dhe sistemeve të lëvizshmërisë ushtarake, përcjell Demokracia.

Ky dorëzim i transportuesve, thuhet se nënkupton partnerin e gjatë të AM General me Kosovën, duke përfshirë këtu edhe dorëzimin e 200 automjeteve HUMVEE përgjatë tre viteve të fundit.

“Ne jemi të nderuar që Policia e Kosovës na ka zgjedhur neve për siguruar një zgjidhje në mbështetje të tyre për zbatimin e ligjit”, është bërë e ditur nga AM General.

Tutje, thuhet se një prej këtyre mjeteve është tranportues personeli, që ndërthur përformancën taktike, aftësinë e fortë, hapësirën e lartë të brendshme dhe ngarkesën.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu