Njësia Speciale largohet nga Jarinja

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka filluar të largohet nga pika e qëndrimit në Jarinjë.

Këta pjesëtarë kanë qëndruar për 13 ditë rresht në Bërnjak dhe Jarinjë, kjo pasi aty serbët ishin duke protestuar dhe e kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur maune me zhavorr.

Ata kundërshtuan reciprocitetin për targat që ishte vendosur nga Qeveria e Kosovës.
Por nga dita e sotme duhej të largoheshin të gjithë pasi është futur në zbatim marrëveshja për targat që u arrit në Bruksel më 30 shtator mes Kosovës dhe Serbisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu