Maria Garcia dhe burri i saj Miguel Restrepo që disa vjet jetojnë në një kanalizim.Dikur ata ishin të varur nga droga dhe bënin një jetë endacake. Tani ata kanë 22 vite që jetojnë poshtë në atë që dikur ishte një rrjet kanalizimesh në Kolumbi.Edhe pse për shumicën prej nesh një kanalizim nuk mund të jetë kurrë shtëpia ideale, për këta dy njerëz është vendi ku kanë gjetur lumturinë.
Ata janë të lumtur brenda asaj hapësire, madje institucionet u kanë lidhur atyre edhe energjinë elektrike.E vetmja që ata kërkojnë është një televizor më i mirë sesa ai që kanë.











