Në Zvicër dhe Gjermani, por edhe në vende të tjera europiane janë formuar ekipe shqiptarësh, ku që nga logo dhe bluzat janë me simbolet shqiptare. Madje në ligën e tretë zvicerane militon një ekip me emrin Kosova. Por në Itali, në nivelet u ulëta të futbollit, ekziston një ekip i veçantë, San Giorgio Piana.
Ekipi në fjalë është aktualisht është pjesë e ligës së dytë siçiliane dhe përfaqëson komunitetin arbëresh të Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëve), në Palermo. San Giorgo është një ekip tipik shqiptar, teksa në logo të fanellave mban shqiponjën, ngjyrat i ka kuqezi, ndërsa ultrasit i këndojnë heroit kombëtar, Skënderbeu.
Lojtarët flasin shqip në ekip, por jo shqipen zyrtare, por atë të vjetrën, gjuhën e Skënderbeut, arbëreshën. Fakti që ekipi luan në ligat inferiore nuk i ndalon tifozët që të shkojnë në stadium, përkundrazi, ata janë gjithmonë aty, në mbështetje të skuadrës, duke kënduar për ngjyrat kuqezi. /Konica