Njihuni me ‘Gjelin Trump’ të ngritur në Kinë

Një statujë e madhe ku është portretizuar Donald Trump si një ‘gjel’ është ngritur në një qendër tregtare në qytetin kinez të Taiyuan.

Skulptura 10 metra e  “Gjelit Trump” është ngritur jashtë qendres tregtare në provincën Shanxi të Kinës veriore.

Zëvendës drejtori i kompanisë, tha për “CNN”, se një seri produktesh dhe kopje më të vogla do të jetë në dispozicion për tu shitur në të ardhmen duke shtuar se ishte i sigurt se do të tërhiqnin shumë konsumatorë.

Të paktën katër dyqane kanë shitur “gjelat Trump”, me çmime që fillonin  nga 57 dollarë deri 1,739 dollarë.

“Mendoj se është shumë e bukur dhe funny, stili i flokeve dhe vetullat duken shumë si Donald Trump, unë jam i sigurt se do të tërheqë shumë klientë”, tha ai.

Ky nuk është krahasimi i parë që Trump ka pasur në Kinë këtë vit, pasi  muajin e kaluar u postua një imazh i një zogu me një model ‘flokësh’ të ngjashëm me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve.

Biseda telefonike e zotit Trump me presidentin e Tajvanit u pa gjerësisht si një lëvizje që thyen një politikë prej disa dekadash, duke ndikuar në rritjen e tensioneve me Kinën./Shqiperiaime


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu