Njihuni me macen që shpëtoi një turist humbur në Alpet zvicerane (VIDEO)

Kjo video është për të gjithë ata që i urrejnë macet dhe i quajnë si kafshë me egoiste se qentë sepse rrëfimi i një alpinist hungarez u ka dhënë fund sugjerimeve të tilla, thotë “The Telegraph”.
Alpinisti ndodhej në një vendpushimin zviceran të Gimmelwald, kur mori vendimin për të bërë një ngjitje në malet e zonës.
Por gjatë rrugës ai ka pësuar një ndrydhje të kyçin të këmbës për të humbur më pas rrugën në male.
Përdorues i “Reddit” dalloi më pas një mace të zezë me të bardha, që iu afrua dhe po i fërkohej nëper këmbë, për ta ftuar më pas ta ndiqte.
“Pastaj ajo filloi të ecte dhe më kërkoi ta ndiqja…më e bukura është se ajo më çoi direkt drejt rrugës që duhet të ndiqja për të rikthyer në luginë”, është shprehur alpinisti.
Videoja që ai ka postuar në Youtube ka bërë xhiron e botës dhe nëpërmjrt titrave në anglisht tregon takimin me macen që e shpëtoi atë nga një natë të ftohtë në male.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu